Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu pas takimit me partitë politike: U pajtuam për të gjitha pikat e seancës konstituive

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 11:51
Haxhiu pas takimit me partitë politike: U pajtuam për të gjitha pikat e seancës konstituive

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend.

Haxhiu deklaroi se kjo ishte mbledhje përgatitore që rregullorja parasheh para seancës konstituive.

“Dua të them se për të gjitha pikat kishte pajtim të plotë dhe i falënderoj për bashkëpunimin në çështjen të cilat i shqyrtuam. Uroj që pas kësaj mbledhje njësoj të vazhdoj kjo legjislaturë. Seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht në ora 10:00 dhe rendi i ditës ka këto pika:

Formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve

Betimi i deputetëve

Zgjedhja e nënkryetarëve

Zgjedhja e kryetarit/es.

Seanca do të udhëhiqet nga Avni Dehari dhe Fatma Taqi”,deklaroi Haxhiu.

Po ashtu ajo përmendi edhe përgatitjet që po bëhen për regjistrimin e deputetëve që nis të hënën.

“Duke pasur parasysh vullnetin e shprehur të partive politike që përfaqësojnë. Administrata ka filluar përgatitjet për regjistrimin e deputetëve, më 3 gusht për VV, me 4 gusht PDK dhe LDK dhe me 5 gusht Aleanca dhe komunitetet jo shumicë. Përgatitjet kanë përfunduar dhe uroj që më 6 gusht Kosova të konstituoj Kuvendnin e Kosovës. Punë e madhe na pret, sepse qytetarët më 7 qershor e thanë se cka presin nga ne dhe nga institucionet e Kosovës”, deklaroi Haxhiu, transmeton lajmi.net.

“Është lajmi mirë që kemi pas një mbledhje të LDK-së dje, në kuptimin që tash mund të vazhdojnë takimet sepse siç e dini janë pezulluar deri në sqarim të situatës në LDK. Nuk është në mandatin tim të flasë për atë çështje, pro e rëndësishme që takimet të thirren e të mbahen e të ketë përpjekje maksimale për t’u arritur një marrëveshje për konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. E rëndësishme është të vazhdojnë këto takime sa më parë”, shtoi ajo.

Haxhiu e pyetur se a është caktuar emri për Kryeparlamentar nga Vetëvendosje, kjo e fundit tha se ende nuk është caktuar.

“Mund të më pyesësh për deklaratën e ministrit Konjufca sepse po e shoh që do të adresosh. Unë respektoj fjalën e tij, por ai e theksoi se ende s’kemi vendosur kush do të jetë propozimi jonë. Nëse jo gjatë këtyre ditëve, në prag të 6 gushtit do të dihet dhe i takon vetëm VV-së që të dihet kush do të jetë Kryetari apo Kryetarja. Patjetër që po, unë thash se i takon VV-së se kush është propozimi për Kryetar, pozitat nuk i kemi me tapi dhe s’i kemi të përhershme dhe jemi në shërbim të qytetarëve. I takon VV-së dhe shpejtë do të bëjnë të qartë kush do të jetë”,shtoi ajo.

“Vendi asnjëherë nuk mund të mbetet pa President pavarësisht interpretimeve të ndryshme, s’ka vend në botë që mbetet pa president duke pasur parasysh edhe Kushtetutën e Kosovës. Inkurajoj ata që japin interpretime për këtë çështje, Republika e Kosovës asnjëherë nuk mund të mbetet pa ushtrues detyrë të presidentit. Gjykata Kushtetuese është autoriteti i fundit e nëse kemi këso situatash presim këtë” .

Më shumë nga Lajme

  • 23:16Ahmeti: PDK-ja nuk veproi kokë më vete për tërheqjen e ligjit, mendoj se kërkesa erdhi nga Haga
  • 23:06Policia në veri parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra
  • 23:04Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së në Pejë
  • 22:46Detaje të reja, rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi
  • 22:22Dalin pamje të papublikuara nga sulmi në Banjskë: Si u bllokua rruga dhe lëvizjet e terroristëve serbë