U.D Presidentja Haxhiu, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin konsensual për president.Haxhiu ka thënë se e ka përshëndetur marrëveshjen për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut, duke theksuar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet t’i takojë vetëm një apo dy partive politike.
“Siç e dini, dje u arrit një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për emrin e profesor doktor Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president. Si UD, e kam përshëndetur këtë vendim”, tha Haxhiu.Ajo ka vlerësuar se do të ishte e rëndësishme që në takimet për këtë çështje të merrnin pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Ka qenë shumë me rëndësi që edhe PDK-ja dhe AAK-ja të merrnin pjesë në takime për këtë çështje, sepse çështja e presidentit nuk i takon një ose dy partive politike. Duhet që dy të tretat e deputetëve të marrin pjesë”, u shpreh ajo.Sipas Haxhiut, pavarësisht bojkotimit të takimeve nga PDK-ja dhe AAK-ja, negociatat mes VV-së dhe LDK-së kanë vazhduar dhe marrëveshja për kandidatin presidencial, sipas saj, ende ekziston.




