Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kur thashë se arroganca i nxit protestat, s’gjykova shkaqet e saj

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 16:20
Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kur thashë se arroganca i nxit protestat, s’gjykova shkaqet e saj

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se deklarata e saj lidhur me protestat në Shqipëri, e dhënë sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, u shtrembërua.

Kështu, ajo publikoi deklaratën e plotë të saj në konferencën për media, duke përsëritur se “zhvillimet atje janë shqetësuese për të gjithë ne” dhe se situata “kërkon trajtim serioz”.

“Po shoh që disa media e kanë shtrembëruar përgjigjen time për protestat në Shqipëri. Më poshtë gjeni videon e përgjigjes time të plotë. Siç e kam thënë, zhvillimet atje janë shqetësuese për të gjithë ne. Ajo që po shohim kërkon trajtim serioz. Kërkesat e studentëve dhe të protestuesve duhet të dëgjohen nga institucionet, ndërsa dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Lidhur me deklaratën për nxitjen e protestave, Haxhiu tha se ka folur për “mënyrën si duhet t’u qasemi protestave në përgjithësi” atyre.

“Kur kam thënë se arroganca vetëm i nxit protestat, kam folur për mënyrën si duhet t’u qasemi protestave në përgjithësi, me seriozitet dhe me gatishmëri për të dëgjuar. Ky ishte një qëndrim parimor, jo gjykim për shkaqet e protestave apo akuzë ndaj ndonjë institucioni në Shqipëri”, shkroi ajo.

Haxhiu tha se Shqipëria është shtëpi për të, si për çdo shqiptar të Kosovës.

“Si shqiptare e Kosovës, për të cilën Shqipëria është shtëpi, u kërkoj të gjitha palëve që me maturi të gjejnë rrugën përpara. Besoj se përmes dialogut, ndasitë mund të tejkalohen dhe qetësia të rikthehet sa më shpejt”, shkroi ajo.

protestathaxhiushqipëri

Të ngjashme

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog

20:06
Protestat në Shqipëri, reagon Era Istrefi

Protestat në Shqipëri, reagon Era Istrefi

16:25
Protesta e në Shqipëri, dje u arrestuan 69 persona dhe 20 u proceduan penalisht

Protesta e në Shqipëri, dje u arrestuan 69 persona dhe 20 u proceduan penalisht

16:57
Serwer për protestat në Shqipëri: Dhuna sjell destabilitet si në ‘97, ndryshimi duhet të vijë përmes votës

Serwer për protestat në Shqipëri: Dhuna sjell destabilitet si në ‘97, ndryshimi duhet të vijë përmes votës

08:26

Më shumë nga Lajme

  • 17:32Sulmuan Gjykatën e Apelit duke thyer xhamat, vihen në pranga 5 persona, shpallen në kërkim 15 të tjerë
  • 17:08​Kamberi: Politikanët serbë vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e kontrollit mbi Kosovën
  • 16:58Balla vizitë në spital, iu uron shërim të shpejtë të gjithë policëve dhe qytetarëve
  • 16:51Martesa për letra në Gjermani, 6.200 euro për leje qëndrimi - në qeli zyrtarja e dyshuar
  • 16:50Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet