Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu pret Palatovën, pranon raportet e BE-së për zgjedhjet 2025 dhe premton adresimin e rekomandimeve

GD
Gazeta Demos20 prill 2026 në 11:50
Haxhiu pret Palatovën, pranon raportet e BE-së për zgjedhjet 2025 dhe premton adresimin e rekomandimeve

U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, nga e cila ka pranuar raportin e Misionit të Ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si dhe raportin vlerësues për zgjedhjet komunale të mbajtura në tetor dhe nëntor të po atij viti.

Gjatë takimit u tha se këto procese zgjedhore dëshmojnë pjekurinë demokratike të Kosovës, ndërsa Haxhiu theksoi se gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura në raport do të shqyrtohen me kujdes dhe do të adresohen me përgjegjësi.

“Sot prita në takim Shefen në Detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova. Gjatë takimit, ajo dorëzoi raportin e Misionit të Ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si dhe raportin lidhur me misionin vlerësues për zgjedhjet komunale të mbajtura në tetor dhe nëntor 2025”.

“U pajtuam që këto procese zgjedhore ishin dëshmi e pjekurisë demokratike të Kosovës. E sigurova znj. Eva Palatova se gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura në raportet vlerësuese do të shqyrtohen me kujdes dhe do të adresohen me përgjegjësi, në funksion të forcimit të mëtejmë të proceseve zgjedhore në Kosovë. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj standardeve demokratike, sundimit të ligjit dhe rrugës së saj evropiane”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 16:36Shenoll Muharremi i përgjigjet Nasim Haradinajt: Çka po përfitojmë nëse e kallim Kosovën?
  • 16:34Hoxha flet rreth armatimit që u gjet në veri
  • 16:30Ilir Kërçeli- Avdullah Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton?
  • 16:28Armatimi në veri, Sveçla jep detaje
  • 16:17Mërgimtari nga Mitrovica: Thaçi është legjendë, trim, burrështetas, çlirimtar, e ka sjellë pavarësinë – nuk është si Albin Kurti, frikacak