Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se me diplomaten greke ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i është kushtuar rrugës evropiane të Kosovës, veçanërisht në prag të presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2027.




