Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për hapat institucionalë drejt shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Sipas njoftimit, në takim është theksuar rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.
