Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu ‘‘trajton’’ mënyrat si shkohet në zgjedhje: Nëse deri me 6 mars s’ka president të ri, jemi në teren të pashkelur

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 19:00
Haxhiu ‘‘trajton’’ mënyrat si shkohet në zgjedhje: Nëse deri me 6 mars s’ka president të ri, jemi në teren të pashkelur

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke ‘’trajtuar’’ dy çështje që lidhen me mënyrat se si vendi shkon në zgjedhje të reja.

Situatë të parë, Haxhiu ka përmendur rastin nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i merr votat e nevojshme as në raundin e tretë të procesit.

Ajo ka përmendur edhe afatin 60 ditor, si situatë të dytë, nëse fillon procesi i zgjedhjes së presidentit, përcjell Express.

‘’Unë po i trajtoj dy çështje që ndërlidhen me mënyrat se si vendi shkon në zgjedhje, në situatat aktuale.

Në situatat aktuale, vetëm në qoftë se në raundin e tretë asnjëri prej kandidatëve nuk i merr votat 61, pastaj vendi shkon në zgjedhje.

Dhe tjetra që parashihet në Kushtetutë, është në qoftes se brenda afatit 60 ditor nuk arrin të zgjidhet presidenti, prej nisjes së procedurave që i bie nëse ne do të nisnim sot, afati vlen prej sot, por meqenëse ende s’kemi nisur, ky afat nuk fillon të vlejë.

Në këtë drejtim me situatën kur nuk ka një kandidat të dytë, nëse nuk do të ketë as nesër, ne nuk mund të paragjykojmë, presim deputetët të adresojnë përgjegjësinë që kanë. Por nëse ne do të jemi me gjashtë mars e tutje, nuk përcaktohet saktësisht se çka ndodh nëse presidenti zgjidhet pas këtij afati. Sepse Kushtetuta thotë që presidenti duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit. Prandaj hyjmë në teren tjetër, shpesh quhet teren i pashkelur.’’, ka thënë ajo.

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Kundër Kurtit dhe për Arlindën/ Nesër dy protesta në Prishtinë
  • 23:29Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
  • 23:22Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës
  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor