Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hazir Haziri mbahet tash e tre muaj në Serbi – e bija kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve të Kosovës

GD
Gazeta Demos1 dhjetor 2025 në 21:31
Hazir Haziri mbahet tash e tre muaj në Serbi – e bija kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve të Kosovës

Hazir Haziri, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet serbe më 8 shtator 2025 në pikën kufitare të Merdarit, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë viteve 1998-1999. Tre muaj pas arrestimit, familja e tij thotë se ai po mbahet padrejtësisht dhe në kushte të rënda, ndërsa kërkojnë reagim urgjent nga institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtarët.E bija e Hazirit, Kaltrina në një intervistë për RTV Dukagjini, u shpreh se familja po përballet me pasiguri dhe mungesë të informacionit, ndërsa thekson se vizitat dhe ndërmjetësimet zyrtare deri tani nuk kanë sjellë asnjë përparim.

Ajo deklaroi se babai i saj është vizituar disa herë nga zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, përfshirë kryetarin e saj, Jetish Jashari. “Përgjigja e tij ka qenë: ‘Kjo është çështje politike. Haziri nuk ka të bëjë asgjë me aktakuzat e ngritura’,” tha ajo.Sipas saj, edhe deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka qenë i njoftuar për rastin, por pavarësisht kontakteve, nuk ka pasur zhvillime konkrete.

Ajo ngriti shqetësimin se shteti i Kosovës duhet të gjejë mënyra ndërmjetësimi, sepse “babai po mbahet peng” dhe se nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga Bashkimi Evropian, Kryqi i Kuq apo çdo mekanizëm tjetër që mund të ndikojë në lirimin e tij.“Ne e dimë që Kosova dhe Serbia nuk kanë raporte të mira, por duhet me ekzistu një mënyrë urgjente për lirimin e babit. Ai po mbahet aty tash e tre muaj, pa pasur asnjë lidhje me akuzat,” tha ajo, duke i bërë thirrje institucioneve të Kosovës – sidomos Presidencës – për reagim të menjëhershëm.

Ajo kritikoi edhe mesazhet e autoriteteve për qytetarët që udhëtojnë nëpër Serbi: “Nëse presidentja thotë ‘evitoni udhëtimet’, atëherë pse nuk mbyllet kufiri? Qytetarët kalojnë vazhdimisht, sepse askush nuk na jep mbrojtje. Nëse ekziston rrezik, duhet masë e qartë nga shteti.”E bija tha se babai i saj ka udhëtuar disa herë në Serbi pas luftës dhe asnjëherë nuk ka pasur problem. Ajo e përshkroi arrestimin e 8 shtatorit si të papritur, të padrejtë dhe emocionalisht shkatërrues për familjen.

“Jemi tre muaj në ankth. Babai është i pafajshëm dhe po mbahet në mënyrë absurde. Familja nuk është mirë,” përfundoi ajo.Familja Haziri kërkon që institucionet e Kosovës, por edhe mekanizmat ndërkombëtarë, të angazhohen pa vonesë për lirimin e tij./Tv Dukagjini

Serbia

Më shumë nga Lajme

  • 18:16Rruga Prizren-Tetovë, temë diskutimi mes Bashës dhe homologut të tij maqedonas
  • 17:46Zjarr në fshatin Suç të Klosit, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat
  • 17:37Përplasja për gurthemelin e kishës në Vushtrri – flet pronari i tokës
  • 17:36Ermal Sadiku: ICT-ja dhe inovacioni nuk janë trajtuar si prioritet nga Qeveria
  • 17:32Gruda pas vizitës te Thaçi në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë