Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkëpunim partiak dhe institucional, duke vlerësuar se kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer krizën politike dhe për të rikthyer stabilitetin në vend.

Ai theksoi se çdo opsion që synon krijimin e institucioneve duhet të fokusohet fillimisht në programin zhvillimor dhe agjendën strategjike të vendit

“Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit” shkroi Haziri.