Çlirim Haziri, djali i heroit të zhdukur, Xhavit Hazirit, ka prekur me fjalën e tij në protestën e 1 tetorit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u dënuan në shkallë të parë në Hagë.
Duke folur edhe si baba i dy fëmijëve, binjakëve dy vjeç, Epirit dhe Krenës, Haziri ngriti pyetjen se çfarë përgjigjeje do t’i japë brezit të ri të familjes.
“Çka t’ju them kur një ditë të rriten, të më dalin përballë, të më shikojnë në sy dhe të më pyesin: ‘Çka bëre ti, babë, kur u prek gjaku i dëshmorëve? Çka bëre ti, babë, kur njerëzit e UÇK-së u dënuan në Hagë? Ku ishe ti, babë?’”, tha ai.




