Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 23:33
Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar nga holli i Kuvendit, duke thënë se LDK ka kërkuar mbajtjen e seancës konstituive sonte, deri në ora 00:00, me qëllim të respektimit të afateve kushtetuese.

Ai tha se qëndrimi i LDK-së lidhet me ruajtjen e frymës dhe germës së Kushtetutës, si dhe standardeve institucionale të ndërtuara ndër vite.

“LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora 00:00, në mënyrë që të ruhen afatet kushtetuese, të ruhet fryma kushtetuese, germa kushtetuese dhe standardi që kemi arritur tash e sa vite duke qenë edhe udhëheqëse e institucioneve tona në Kosovë, duke qenë bashkëpjesëmarrëse në historinë tonë politike. Edhe sot, edhe asaj dite, besojmë se duhet të vazhdojmë të jemi gardianë të Republikës”, tha Haziri.

I pyetur nëse LDK do të marrë pjesë në seancën e thirrur për nesër në ora 11:00, Haziri tha se deputetët e kësaj partie do të jenë aty.

“Natyrisht që grupi parlamentar i LDK-së takohet paradite, ne ftesën e kemi marrë sot për nesër nga ora 11:00”, u shpreh ai.

kushtetuesehazirisonte

Më shumë nga Lajme

  • 09:10Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot
  • 09:09Netanyahu: Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi
  • 09:07Vuçiq: Do t’i lutem Evropës dhe SHBA-së që të mos bëhet hapja e urës mbi Ibër
  • 09:06Kanosje brenda një kafiterie në Leposaviq, ndërhyn policia
  • 08:58Vëllai sulmon vëllanë në Lipjan