Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: Mos pritni koalicion LDK- VV, sepse për është çështje e mbyllur – s’ka befasi

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 08:39
Haziri: Mos pritni koalicion LDK- VV, sepse për është çështje e mbyllur – s’ka befasi

Deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë kompromis politik që të perceptohet si “shitje e votës” lidhur me formimin e Qeverisë Kurti III.

Ai shtoi se për LDK-në çështja është e mbyllur, duke përjashtuar çdo befasi në qëndrimin e partisë ndaj votimit të qeverisë së re.

“’Qeveri të elefantëve’ nuk ka. Me vetë faktin që kanë arrit me iu afru dhe plotësua kërkesa deputetëve të pakicave joserbe, sepse janë plotësuar kërkesat deri sot – atëherë nuk përjashtohet mundësia që me deputetë të partive tjera me bë qeverinë. Për LDK-në është çështje e mbyllur, mos pritni, nuk ka befasi”, deklaroi ai.

Haziri deklaroi se asnjë parti nuk bënë “vetëvrasje politike” në mënyrë që të votohet qeveria e re.

“Ne jemi të përgjegjshëm, por natyrisht që jo kur të pamundësohet. Jam pamundësuar për ta ushtruar detyrën time. Unë si deputet nuk mundem ta pranoj – nëse kam vullnet politik dhe analizë me votu nesër qeverinë për një arsye sublime, por në momentin që votoj unë nga partia e parë së pari cilësohem si votë e bartur. Në perceptimin publik, çdo votë, çdo racionalitet quhet budallaki sot. Çdo votë me vullnet të mirë, me vullnet sublim për ta ndihmuar quhet shitje e votës. Askush nuk bën vetëvrasje politike për t’i bërë mirë kësaj Republike kur e di që është vetëvrasje politike”, tha ai në Tëvë1.

Takimi i Kuvendit të Kosovës, i paraparë për të dielën, pritet të jetë vendimtar për formimin e institucioneve. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë publike ndonjë marrëveshje me partitë tjera, por insistojnë se po punojnë maksimalisht për sigurimin e numrave të nevojshëm për votim.

KOALICIONETLutfi Haziri

Më shumë nga Lajme

  • 13:53Ulutash takon ambasadorin britanik: Mjedis i sigurt për të gjithë në Kosovë
  • 13:45Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • 12:55''Ne para qeverisë, ai po notonte'', Musliu publikon një video të Kurtit në pishinën e Bajës së Malishevës
  • 12:50Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan të m’i lënë fshatrat pa drita
  • 12:48Feride Rushiti: S’është diskutuar më emri im për Presidente, po e vazhdoj punën në QKRMT