Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 12:38
Haziri: Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, duke theksuar se vendi duhet të vazhdojë procesin e “çmontimit të strukturave të mbetura të institucioneve serbe”.

Serbia pritet të mbajë zgjedhje më 25 tetor. Qeveria Kurti, prej vitit 2021, nuk ka lejuar të mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës. Ndërkaq, në veri të vendit, para disa ditësh, u ndalua edhe mbarëvajtja e fushatave zgjedhore.

“Natyrisht që jo, në asnjë mënyrë. Ka fragmente të institucioneve të Serbisë në Kosovë, ka fosile dhe mbetje, por çmontimi i institucioneve të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë ka filluar dhe ka ndodhur më 12 qershor 1999. Krejt ato mbetje që na kanë përcjellë si problem janë çështje kohe dhe janë larguar, edhe kanë për t’u larguar tërësisht. Ne çka duhet të garantojmë është që çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë të drejtë të jetojë në atdheun e vet, të jetojë mirë në atdheun e vet, të trajtohet barabartë dhe të integrohet me besim në institucionet e Republikës”, tha Haziri në një intervistë për KosovaPress.

Haziri është shprehur skeptik për mundësinë e përparimit në dialogun Kosovë–Serbi, pavarësisht funksionalizimit të institucioneve në Kosovë.

Ai ia atribuon Serbisë përgjegjësinë kryesore për pengesat dhe jostabilitetin në këtë proces.

“Natyrisht që nuk kemi pritje shumë dhe, natyrisht, nga pengesat që po dalin në këtë raport, Serbia është burimi kryesor i tyre, burim i jostabilitetit. Por është në doktrinën e tyre të politikës së jashtme dhe të politikës së brendshme që të mos mbyllin asnjë çështje në raport me Kosovën. Do të duhej të ishte në interesin tonë kryesor që sa më shpejt t’i mbyllim çështjet e hapura dhe Kosova të ecë e pavarur në këtë drejtim. Serbia do të vazhdojë të jetë burimi i jostabilitetit, do të vazhdojë të ndërtojë atë që po e përcjellim ne tash, 47-48 kazerma përreth kufirit. Pse, a keni pritur të ndërtojë hube për inteligjencë artificiale Serbia? Nuk është diçka e re, është e vjetër, është politikë e vjetër. Ata do të vazhdojnë të punojnë sipas parimit gjithçka kundër pavarësisë së Kosovës, ndërsa ne duhet të punojmë sipas parimit gjithçka për pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Krahas kësaj, Haziri ka komentuar edhe zhvillimet që i paraprinë zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula.

Ai ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke përmendur zhvillimet e 6 tetorit.

Duke folur për rolin e LDK-së në opozitë, Haziri ka thënë se partia e tij nuk do të përfshihet në përplasje politike pa përmbajtje, por do të angazhohet për përmirësimin e qeverisjes dhe funksionimin e institucioneve.

Ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si garë politike për ta bërë situatën më të keqe, duke theksuar se opozita duhet të fokusohet në interesat e qytetarëve.


Viti 2027, vit i zgjedhjeve të brendshme

Po ashtu, Haziri ka deklaruar se viti 2027 do të jetë vit i zgjedhjeve të brendshme në këtë parti, duke shprehur bindjen se ky proces mund t’i hapë rrugë rikthimit të LDK-së në skenën politike.
Haziri ka thënë se, në mungesë të zgjedhjeve politike për institucionet, gara e ardhshme politike do të zhvillohet brenda vetë partisë.

haziriduhetkosovë

Të ngjashme

Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave të saj në Kosovë

Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave të saj në Kosovë

13:46
Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

09:32
Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën

Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën

23:01
Pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

22:35

Më shumë nga Lajme

  • 13:34Luiz Ejlli del në protestë, bën thirrje për zgjidhje
  • 13:25Nis protesta para Ministrisë së Arsimit me këngë dhe valle, i riu gris në shenjë revolte certifikatën si fitues i Olimpiadës së Historisë
  • 13:09Besnik Tahiri: Koha jonë po vjen!
  • 12:24“Jam i shqetësuar, dhuna s’është zgjidhje pavarësisht nga vjen” – reagon raportuesi për Shqipërinë në PE
  • 12:13Deliu-Kodra kujton Idriz Rrecajn: Liria e Kosovës mban emra burrash që i dolën zot vendit