Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hera e 30-të, deputetët sërish do të tentojnë sot për konstituimin e Kuvendit

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 07:31
Hera e 30-të, deputetët sërish do të tentojnë sot për konstituimin e Kuvendit

Sot, sërish mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së 9-të.

Derisa në disa seanca rresht, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t`i marrë 61 votat e nevojshme, ka qenë Vetëvendosje e cila ka propozuar votim të fshehtë, me të cilin nuk janë pajtuar opozita.

Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.

Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill dhe po vazhdon pa asnjë rezultat e tash e 30 herë.

Seanca e sotme është caktuar për në ora 11:00 apo 48 orë pas asaj paraprakes.

Kjo seancë ka mbetur në pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Seanca është vazhdim i ndërprerjes së vazhdueshme për shkak të pamundësisë për të krijuar Komisionin për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në asnjërën nga herët kur është proceduar në votim.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar liderët partiakë më 15 maj, në përpjekje për të gjetur në zgjidhje, por as nga ky takim nuk ka rezultuar ndonjë progres në tejkalim të bllokadës institucionale.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me opinion në lidhje me kërkesën e AAK-së për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt.

Më shumë nga Lajme

  • 21:19Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor
  • 21:00PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00: Seanca konstituive të thirret në përputhje me Kushtetutën
  • 20:55Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë
  • 20:40Avokati Vata fiton edhe një betejë ligjore, gjykata vendos t’i kompensojë pesë ish-anëtarët e Bordit të RTK-së që ishin shkarkuar nga Kuvendi
  • 20:38Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun