Bujar Muli, i njohur si “Herkuli i Kosovës” për peshëngritje të rënda, është lajmëruar pas kërcënimeve që mori ish-deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, nga mërgimtari Naser Xhylani.
Muli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ nënkuptoi se i del në mbrojtje Haradinajt, teksa mërgimtarin që kërcënoi e quajti “këlysh të Serbisë.
“Klyshi i Serbisë i paska çu selam Daut Haradinajt, kinse paskan njerëz të gatshëm me u fliju. Po ua çojmë edhe na selam klyshve të Serbisë: Daut Haradinaj ka burra mas veti që në çdo moment janë të gatshëm me dhanë më të shtrenjtën për Kosovën”, ka deklaruar Muli.
“Caktojeni një termin e dilni në mejdan si burra, jo me leh si qentë endacakë. Mos lejoni më me na i ofendu heronjtë tanë, për të cilët do të flitet brez pas brezi”, ka thënë më tej ai.
