Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hetuesit thonë se sulmuesi që vrau nxënës në Minneapolis të SHBA-së ishte “i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve”

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 10:51
Hetuesit thonë se sulmuesi që vrau nxënës në Minneapolis të SHBA-së ishte “i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve”

Hetuesit thonë se sulmuesi që hapi zjarr ndaj nxënësve ndërsa po luteshin në një kishë në Minneapolis të SHBA-së ishte “i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve”.

Robin Westman, i cili vrau dy fëmijë dhe plagosi 18 të tjerë, nuk duket se kishte ndonjë motiv specifik, sipas Shefit të Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara.

Sulmuesi “dukej sikur na urrente të gjithëve”, tha ai të enjten, duke shtuar: “Më shumë se çdo gjë tjetër, autori i vrasjes donte të vriste fëmijë”.

Fëmijët e vrarë janë identifikuar nga familja si Fletcher Merkel, tetë vjeç dhe Harper Moyski, 10 vjeç, shkruan BBC.

“Dje, një frikacak vendosi të na e merrte djalin tonë tetëvjeçar Fletcher”, u tha gazetarëve babai i tij, Jesse Merkel.

“Fletcher e donte familjen, miqtë, peshkimin, gatimin dhe çdo sport që i lejohej të luante”, tha ai.

“Jepuni fëmijëve tuaj një përqafim dhe puthje shtesë sot. Ne të duam, Fletcher. Ti do të jesh gjithmonë me ne”, vazhdoi ai, duke mbajtur lotët.

Prindërit e Harper Moyski-t, Michael Moyski dhe Jackie Flavin, thanë në një deklaratë se vajza e tyre “ishte një 10-vjeçare e hareshme dhe thellësisht e dashur, e qeshura, mirësia dhe shpirti i së cilës preku të gjithë ata që e njihnin”.

“Si familje, jemi të shkatërruar dhe fjalët nuk mund ta përshkruajnë thellësinë e dhimbjes sonë”, thanë ata, duke shtuar se shpresojnë që “kujtesa e saj të nxisë veprime” për të ndaluar dhunën me armë.

“Asnjë familje nuk duhet të durojë kurrë këtë lloj dhimbjeje… Ndryshimi është i mundur dhe është i nevojshëm – në mënyrë që historia e Harper të mos bëhet një tjetër në një varg të gjatë tragjedish”.

Më shumë nga Lajme

  • 08:04Kufizohet sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
  • 08:02I riu nga Deçani që aksidentua muaj më parë varroset sot
  • 08:02Aktiviteti i radhës, PDK sërish para Qeverisë
  • 08:00Parashikimi i motit për ditën e sotme
  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes