Një rast që ka shkaktuar reagime të shumta është zhvilluar në Pejë, ku i dyshuari për kërcënime dhe posedim armësh pa leje është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik.
Ngjarja ka ndodhur më 03.04.2026, rreth orës 18:00, në sheshin “Shkëlzen Hajradinaj” në Pejë, ku i dyshuari Korab Bajgora kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku për disa minuta i drejtohej familjes Haradinaj me fjalë të rënda, kërcënuese dhe ofenduese.
Pas publikimit të videos, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Rreth orës 20:30, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë pa leje, dy karikatorë dhe katër fishekë të kalibrit 9×19 mm.
