Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoti: E gjithë barra e rritjes së çmimeve po u bie qytetarëve – qeveria nuk ka vullnet për uljen e tyre

GD
Gazeta Demos17 prill 2026 në 22:32
Hoti: E gjithë barra e rritjes së çmimeve po u bie qytetarëve – qeveria nuk ka vullnet për uljen e tyre

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në një intervistë në EURO n’T7 ka thënë se Kosova, sikur gjitha vendet e tjera në botë, është prekur nga krizat ekonomike, si kjo e fundit, por që vendi ynë si vend në zhvillim preket më shumë.

Sipas Hotit, dallimi pastaj me Kosovën dhe vendet e tjera është se këto të fundit ndërmarrin masa për të reduktuar kostot e shpenzimeve të qytetarëve dhe bizneseve.

“Në rastin tonë është për keqardhje jo vetëm në krizën e fundit, por edhe më herët në rastin e energjisë, institucionet e vendit nuk kanë qasje serioze sistematike për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që të përballen me këtë situatë. Është paradoksale sepse hapësira e mundshme për t’u marrë me këtë krizë ekziston. Në rastin konkret kur kemi të bëjmë me rritjen e çmimeve të naftës, hapësira e qeverisë për t’u marrë me uljen e çmimeve është e konsiderueshme. Akciza prej 36 cent dhe TVSH prej 18%, e cila është e madhe në mbledhje për shkak të rritjes së çmimit për litër, është dashur që së paku të ulet akciza që të mirëmbahet çmimi i naftës dhe ndërkohë të hyrat e qeverisë nuk bien sepse ato janë më të mëdha për shkak të rritjes së çmimit dhe marrjes së TVSH-së, pra hapësira fiskale ekziston, por nuk ekziston vullneti i kësaj qeverie”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se qeveria Kurti edhe në krizën e mëhershme të energjisë nuk ka marrë masa adekuate, por është koncentruar në ofrimin e ndihmave të njëhershme, të cilat nuk i japin aspak zgjidhje problemit, ndërkohë ka folur edhe për masat e menjëhershme që qeveria ka mundur të ndërmarrë, por që nuk ka pasur vullnet.

“Një masë e menjëhershme që kanë mundur të ndërmarrin, ashtu siç edhe e kemi propozuar ne, ishte ulja proporcionale e akcizës me rritjen e çmimit të naftës, duke u rritur çmimi i naftës qeveria mbledh më shumë të hyra nga TVSH. Ajo çka është duke ndodhur tani është se krejt barra e rritjes së çmimeve po u bartet qytetarëve, përveç se qeveria e kufizon marzhën e fitimit për bizneset”, ka shtuar Hoti

avdullah hoti

Më shumë nga Lajme

  • 13:56Limaj nga Negroci: Beteja në Hagë nuk është vetëm e ish-krerëve të UÇK-së, por e të gjithë neve
  • 13:55Haxhiu pranon rrezikun për fondet e BE-së: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë
  • 13:55Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik
  • 13:15Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste
  • 12:57Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe vërshime uji, probleme me energjinë elektrike