Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 17:54
Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka mohuar raportimet se Qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Bajram Kelmendit dhe personaliteteve të tjera.

Ai tha se as Ministria dhe as Qeveria nuk kanë marrë asnjë vendim të tillë.

“Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit e ka përfunduar punën para shumë vitesh dhe nuk ekziston më si mekanizëm funksional. Të gjithë personat e përmendur vazhdojnë ta kenë statusin e dëshmorit dhe gëzojnë të drejtat pensionale sipas legjislacionit në fuqi. Asnjërit prej tyre nuk i është hequr statusi apo e drejta në pension!”.

“Skandaloze është përpjekja që, përmes ‘titujve bombastikë’ dhe teksteve tendencioze, të krijohet bindja se institucionet kanë marrë vendime që nuk ekzistojnë. Ky nuk është gazetari, as raportim dhe as informim. Ky është dezinformim dhe manipulim i rëndë i opinionit publik! Po aq e papranueshme është që mediat që kanë publikuar dhe shpërndarë këto pretendime nuk e kanë marrë as mundin më të vogël që, para publikimit, të kërkojnë një sqarim nga Ministria. Verifikimi i informacionit dhe marrja e qëndrimit të palës përkatëse janë përgjegjësi themelore të gazetarisë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kaq të ndjeshme për familjet e dëshmorëve dhe opinionin publik”.

qeveriahequrstatusin

Të ngjashme

Energjia, Arben Mustafa: A kanë arsye qytetarët të mbështeten te Qeveria për të përballuar dimrin apo iu mbetët vetëm të luten?

Energjia, Arben Mustafa: A kanë arsye qytetarët të mbështeten te Qeveria për të përballuar dimrin apo iu mbetët vetëm të luten?

17:59
Hasani: Qeveria po e zbaton Marrëveshjen e Ohrit në heshtje, Kurti e hoqi njohjen nga marrëveshja

Hasani: Qeveria po e zbaton Marrëveshjen e Ohrit në heshtje, Kurti e hoqi njohjen nga marrëveshja

08:18
“Qeveria bllokon, ne gjejmë zgjidhje”, Rama angazhon operatorë privatë për pastrimin e Prishtinës

“Qeveria bllokon, ne gjejmë zgjidhje”, Rama angazhon operatorë privatë për pastrimin e Prishtinës

10:13

Më shumë nga Lajme

  • 19:00Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%
  • 18:54"Kosova flen mbi qymyr”, Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend
  • 18:16Eman Rrahmani: Ministrja Artane Rizvanolli është përgjegjëse e shtrenjtimit të jetës në Kosovë
  • 18:09Kritikat rreth KEK-ut: Investime të tilla në termocentralet tona kurrë nuk janë bërë
  • 17:47Dyshohet se vrau një person dhe ia fshehu trupin në gropë në vitin 2025, ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit në Lipjan