Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se pas shkeljeve të vazhdueshme kushtetuese nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendoje, LDK-ja detyrohet që çështjen ta dërgojë sërish në Gjykatën Kushtetuese.
Ai shton se partia e tij nuk mund të të pranojë që forma e votimit të ndërrohet në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikën parlamentare të deritanishme që lidhet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.