Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e ‘Lule Gjelit’ me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 20:25
Hoti: Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e ‘Lule Gjelit’ me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast

Ish-kryeministri dhe deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me debatin për profilin “Lule Gjeli”, duke kërkuar hetim urgjent nga Prokuroria dhe duke pretenduar se rasti nuk është i izoluar.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se për vite me radhë debati politik në Kosovë është dëmtuar nga gjuha e urrejtjes, shpifjet dhe fushatat e koordinuara në rrjetet sociale

“Për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë helmuar debatin politik në Kosovë. Emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar këdo që mendonte ndryshe”, ka shkruar ai.

Hoti ka pretenduar se hetimet për rastin “Lule Gjeli” duhet të zbardhin lidhjet e mundshme të këtij profili me atë që ai e quan “makineria propaganduese” e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e ‘Lule Gjelit’ me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë”, ka deklaruar Hoti.

Në fund, ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë pa vonesë.

“Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e aq më pak ata që, në emër të pushtetit, kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje në shoqëri”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë helmuar debatin politik në Kosovë. Emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar këdo që mendonte ndryshe. Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e “Lule Gjelit” me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë. Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e aq më pak ata që, në emër të pushtetit, kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje në shoqëri

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 14:00Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional
  • 13:44Gërvalla: Përsëritja e zgjedhjeve po e humbet kuptimin, duhet të gjejmë zgjidhje
  • 13:43Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë
  • 13:42Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
  • 13:31Arrestohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet për "keqpërdorim të detyrës zyrtare"