Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në zyrat e tij në Kuvend ekspertin amerikan të politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Prof. Edward P. Joseph.
Përmes një postimi, Hoti bëri të ditur se me Josephin diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
Sot, në zyret tona në Kuvend prita mikun tim dhe të Kosovës, Prof. Edward P. Joseph, ekspert amerikan i politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ligjërues në Johns Hopkins University në Uashington.
Ai vazhdon të kontribuojë fuqishëm në debatet publike për Kosovën përmes analizave dhe publikimeve. Biseduam për zhvillimet në Kosovë e rajon, si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me partnerin strategjik të përhershëm SHBA.
Dëshiroj ta falënderoj për gjithë angazhimin e tij për forcimin e miqësisë Kosovë-SHBA.