Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 18:54
Hoti: Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje

Valon Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ky subjekt politik nuk i frikësohet asnjë rivali në zgjedhjet e ardhshme, përfshirë edhe ish-presidenten Vjosa Osmani, në rast se ajo vendos të hyjë në garë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1 Hoti ka komentuar pretendimet për një rikthim të mundshëm të Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe përfshirjen e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka theksuar se Osmani ka të drejtë të angazhohet politikisht aty ku e sheh të arsyeshme, përfshirë edhe në LDK, ndonëse shtoi se një rikthim i tillë nuk do të ishte i lehtë.

“Zonja Osmani mund ta shfrytëzojë të drejtën e saj për angazhim kudo që ajo e vlerëson, përfshirë edhe LDK-në, edhe pse e dimë që nuk do ta ketë të lehtë rikthimin aty dhe çfarë LDK pretendon për të. Megjithatë, është zgjedhje e saj dhe ne sigurisht që e respektojmë. E presim të jetë në garë zgjedhore, por frikë nuk ia kemi as Vjosa Osmani dhe as askujt në politikë”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje e konsideron veten si subjektin me mbështetjen më të madhe në vend, si në aspektin elektoral ashtu edhe në atë organizativ.

“Jemi subjekti me mbështetjen më të madhe në popull, me mbështetjen më të madhe në përfshirjen institucionale dhe jemi subjekti më i madh organizativ në vend. Nuk kemi asnjë lloj frike dhe nuk kemi arsye ta kemi këtë. Kemi qenë vazhdimisht korrekt me popullin në komunikim dhe në punët e mira të qeverisjes. Pra, çdo kush që dëshiron t’i futet garës elektorale është i mirëseardhur dhe do të shihemi në zgjedhje, populli është ai i cili e vlerëson,” ka përfunduar Hoti

VV

Më shumë nga Lajme

  • 10:09Ramadani: VV e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit – investimet e huaja janë harruar
  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit
  • 09:35Kjo është letra me të cilën PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
  • 09:16Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë
  • 09:04Ky është çmimi i naftës për sot