Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha dhe prifti: Në Shqipëri nuk kemi tolerancë, por vëllazëri fetare

GD
Gazeta Demos1 mars 2026 në 20:24
Hoxha dhe prifti: Në Shqipëri nuk kemi tolerancë, por vëllazëri fetare

Hoxha Neki Kaloshi dhe Dom Mark Pashkaj kanë folur për rëndësinë e tolerancës fetare dhe solidaritetit ndërmjet besimtarëve në Shqipëri.

Hoxha Kaloshi theksoi se shqiptarët kanë një traditë të thellë të mirëkuptimit fetar dhe se muaji i Ramazanit është një përjetim jo vetëm hyjnor, por edhe njerëzor, që tregon se solidariteti dhe raportet mes njerëzve shtrihen përtej komuniteteve myslimane.

“Shqiptarët e kanë pas, e kanë dhe urojmë që të trashëgojnë tolerancën fetare dhe mirëkuptimin… Muaji i madhërueshëm i Ramazanit është dëshmi që solidariteti dhe raportet nuk janë vetëm mes besimtarëve myslimanë, po përtej tyre”, u shpreh Hoxha Kaloshi.

Nga ana tjetër, Dom Mark Pashkaj theksoi se Shqipëria nuk shtrihet thjesht në kuadrin e tolerancës, por në një vëllazëri fetare të thellë. “Bukuria dhe madhështia e Shqipërisë nuk ka të bëjë vetëm me tolerancën. Këtu kemi të bëjmë me një vllazëri tipike fetare, ku tjetri nuk shihet thjesht si mysliman apo katolik, por si një vëlla. Shqipëria është një produkt i kësaj vetëdijeje të lartë kombëtare”, tha ai në një intervistë të përbashkët për emisionin “Sepse” në A2CNN.

Intervista nxori në pah rëndësinë e respektit dhe solidaritetit ndërfetar si element thelbësor i identitetit dhe bashkëjetesës shqiptare.

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 11:46Dogana zbulon 50 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit të autobusit të linjës Itali-Kosovë
  • 11:43Kryetari i Obiliqit thotë se u kërcënua me jetë nga zyrtari që ia ndërroi pozitën nga “shef i inspektoratit, në shef të emergjencave”
  • 11:39Liburn Aliu: Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj meje
  • 11:25Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së
  • 11:06Ramadani: Aleanca, e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit