Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe për Time Kadrijaj

GD
Gazeta Demos9 gusht 2026 në 18:15
Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe për Time Kadrijaj

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë një lajm të rremë, kinse gazeta serbe, Blic e ka vënë në numrin e saj të sotëm lajmin për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në ballinën e rreme, të publikuar nga Hoxha në Facebook, thuhet kinse ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq e lavdëroi Kadrijajn.

“REAGOI MARKO GJURIQ:

„TIME KADRIJAJ E KA TREGUAR GUXIMIN DHE DINJITETIN“. GJURIQ: KËSHTU MBROHET E VËRTETA”, thuhet në ballinën e rreme të publikuar nga Hoxha.

“Lëvdatat që nuk duhen”, shkroi ai mbi ballinën e rreme të publikuar.

Në lidhje me këtë, Hoxha tani ka kërkuar falje që ka shpërndarë një informacion të rremë.

“Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje. Në postimin tim shplrndava një foto të sajuar e ballinës së një gazete serbe me në qendër foton e deputetes Time Kadria. Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë. Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë”, ka shtuar Hoxha.

hoxhafaljerreme

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike