Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor – s’lejoj asnjë lloj flamuri, as atë me dua

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 17:49
Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor – s’lejoj asnjë lloj flamuri, as atë me dua

Një banor i fshatit Llacë të Tetovës ka deklaruar se hoxhallarët e fshatit s’kanë pranuar që t’ia varrosnin nënën e tij me flamurin kuq e zi. Ai ka thënë se si pasojë e këtij refuzimi, ai e ka varrosur nënën e tij me flamur kombëtar dhe pa praninë e hoxhallarëve.

Lidhur me këtë rast është deklaruar vetë hoxha, Bajram Xhezairi. Ky i fundit fillimisht ka konfirmuar këtë rast, duke shtuar se, ai si ‘’hoxhë parimor’’ në ceremonitë mortore dhe të varrimit nuk përdor asnjë lloj flamuri.

‘’Është e vërtetë se dje ndodhi një ndodhi e pakënaqshme për ne, një ndodhi se mund të themi se është nxjerr nga konutacioni real i asaj gjithë që ka ndodhur. Në përgjithësi unë jam si hoxhë parimor që në ceremonitë mortore, në vdekje, kur falmi namazin, përcjellim xhenazen, nuk përdori asnjë lloj flamuri. As atë flamurin e gjelbër që është me dua që veprohet sipas udhëzimeve islame, asnjë flamur tjetër me simbol. Kjo vjen për disa shkaqe, shkaqet kryesore janë parimet fetare, që mundohemi në maksimum që t’i respektojmë, dhe shkaku tjetër që është që në fshatin tonë edhe pse përqindje shumë të vogël, jetojnë komunitete të ndryshme. Për të iu ikur të gjitha këtyre problemeve që mund të na dalin në të ardhmen, unë kam marrë vendim që si hoxhë të mos përdori asnjë simbol fetar dhe për këtë janë dëshmitarë shumica e banorëve të fshatit. Dhe ky ka qenë parimi im si hoxhë’’, ka thënë mes tjerash ai.

asnjëflamurparimor

Më shumë nga Lajme

  • 17:52Muharremi paralajmëron: Kurti mund të ketë krijuar “kurth” për LDK-në me propozimin për president
  • 17:38U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali
  • 16:47Deponia në Trokan të Dragashit përfshihet nga zjarri, kryetari kërkon ndihmë në shuarjen e tij
  • 16:41Përditësimi i fundit: S’ka kolona të gjata në kufi
  • 16:18Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, kapet momenti i vjedhjes