Hoxha nga Drenica, Osman Musliu, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin se vajza e tij s’është pranuar në punë nga shteti, ndonëse ka aplikuar disa herë.
Ai ka treguar se si vajza e tij është kthyer nga SHBA për të kontribuar në Kosovë, derisa kur ka aplikuar për të punuar në Ministri të Mbrojtjes si psikologe klinike, asaj “ia kanë fshehur dokumentacionin”.
