Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha thotë se sa më afër afatit, aq më e fortë bëhet kandidatura e Osmanit

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 21:34
Hoxha thotë se sa më afër afatit, aq më e fortë bëhet kandidatura e Osmanit

Analisti politik Ylli Hoxha, ka deklaruar se me afrimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, pozita e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, po forcohet.

Ai në Debat Plus tha se e kishte paralajmëruar mundësinë që familja Jashari të refuzojë një kandidaturë, duke theksuar se koha tashmë është shumë e kufizuar për të gjetur alternativa.

Sipas Hoxhës, paaftësia e subjekteve politike për të prodhuar një emër të ri po e bën Osmanin kandidate më të fortë çdo ditë që kalon.

Murat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon gjithë shqiptarëve

Ai vlerësoi se as Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe as LDK nuk janë të interesuara të përballen politikisht me Osmanin, pasi dështimi për të zgjedhur një president të ri do ta çonte vendin në zgjedhje, ku sipas tij Osmani mund të jetë aktive në skenën politike.

Hoxha theksoi se kryeministri Albin Kurti synon një president me profil më të ulët në politikën e jashtme, ndërsa opozita, sipas tij, heziton të mbështesë një figurë të tillë nga frika se mund të shndërrohet në aleat të Kurtit.

“Kurti do një president që nuk e hijezon në politikën e jashtme në marrëdhënie ndërkombëtare. VV do president sa me profil më të ulët, me të cilin e gjen një marrëveshje me opozitën. Opozita nuk ka kurajo të pajtohet për nejç president të profilit të ulët sepse konsideron që shumë shpejt ai person mund të shndërrohet në aleat të Kurti. Ky konflikt ka me prodhu ngërçin”, ka deklaruar ai.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë