Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha: Zyrtarët policorë që kryejnë veprën penale “Dhunë në familje” nuk duhet të jenë pjesë e policisë

GD
Gazeta Demos20 tetor 2025 në 22:51
Hoxha: Zyrtarët policorë që kryejnë veprën penale “Dhunë në familje” nuk duhet të jenë pjesë e policisë

Ish-drejtori i Inspektoratit Policor, Valdet Hoxha, ka thënë se është shqetësuese rritja e numrit të arrestimit dhe suspendimit të zyrtarëve policorë kohëve të fundit.

Hoxha u shpreh se zyrtarë që kryejnë veprën “Dhunë në familje” e raste të tjera nuk duhet të jenë pjesë e Policisë së Kosovës.

“E gjithë kjo flet për numrin e madh të organizatës si tërësi që numëron rreth 9000 anëtarë dhe kjo nënkupton që numri i këtyre rasteve të jetë më i madh. Por, është e papranueshme në parim zyrtarët policorë janë të thirrur që të mbrojnë vendin dhe qytetarët dhe vërtetë është shqetësuese dhe e papranueshme që nëse vërtetohet se kanë kryer vepra të tilla të jenë pjesë e Policisë së Kosovës. Me këto veprime do të zbehet besimi pasi policia është institucioni më i besueshëm në vend”, u shpreh Hoxha në dukagjin.

Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”. IPK kishte marrë informacion dje në pasdite për një rast të dhunës në familje nga një zyrtar policor në Prizren.

Zyrtari policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në të njëjtën kohë, ai është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 10:10Masa ndaj drejtueses së SHISH dhe kontrollet ndaj Prodës, Tabaku kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë
  • 10:09Të shtëna para një shkolle të mesme në Turqi, plagosen 8 persona
  • 10:08E ofendoi dhe e shtyu policen, prangoset një burrë në Podujevë
  • 10:04Arrestohet një person në Vërmicë, në makinë iu gjeten katër emigrantë
  • 10:03Sekuestrohet substancë narkotike në një fshat të Gjakovës, arrestohet shtetasi turk