Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çështja e konventës për kryetarin e partisë, për të cilën ai pati vërejte është e mbyllur.
Ai ka thënë se respekton se vendim e partisë dhe se tash do të jetë në përkrahje të partisë dhe kryetarit, Bedri Hamza në zgjedhjet e reja nacionale të 28 dhjetorit.
“Kur gara fillon jashtë, unë jam me PDK-në, jam me Bedriun. Për mua çështja e konventës është e mbyllur”, ka thënë Hoxhaj në Tëvë1.
Ai ka thënë se kryetari i ri i partisë, Bedri Hamza ka forcën, por edhe mbështetjen për ta quar PDK-në përpara.
