Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj i reagon kryeministrit sllovak: Jeni zë i Kremlinit brenda BE-së

GD
Gazeta Demos4 janar 2026 në 14:38
Hoxhaj i reagon kryeministrit sllovak: Jeni zë i Kremlinit brenda BE-së

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, duke e akuzuar atë për përsëritje të narrativave të Moskës dhe për mbrojtje indirekte të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në një postim në rrjetin X (Twitter), Hoxhaj tha se Fico “nuk është neutral”, por vepron si “rele e Kremlinit brenda Bashkimit Evropian”, duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e tij kur flet për ligjin ndërkombëtar.

Sipas Hoxhajt, është veçanërisht problematike që brenda BE-së vazhdon të tolerohet ky rreshtim politik, përfshirë qëndrimet e pesë vendeve të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pesëshja e Bashkimit Evropian.

“Një i ashtuquajtur mbrojtës i ‘ligjit ndërkombëtar’, që përsërit narrativat e Moskës dhe i del në mbrojtje luftës së Putinit, tani i mban leksione botës për ligjshmërinë. Robert Fico nuk është neutral; ai është një rele e Kremlinit brenda BE-së. Ajo që është edhe më shqetësuese është se shumë në BE ende e tolerojnë këtë rreshtim, përfshirë qëndrimin e EU5 ndaj Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

Reagimi i Hoxhajt vjen pas një deklarate të kryeministrit sllovak, i cili kritikoi përdorimin e forcës ushtarake pa mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e krahasoi situatën në Venezuelë me raste të tjera ndërkombëtare, përfshirë Kosovën, Ukrainën dhe Gazën, duke akuzuar BE-në për standarde të dyfishta.

Kryeministri sllovak Robert Fico haptas ka dalë si aleat i Putinit, dhe është njeriu kryesor pse Sllovakia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 08:35Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik
  • 08:10Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
  • 08:06Serwer: Mirë që kompromisi çoi në zgjedhjen e Presidentes, BE t’i japë vlerësimet e veta për ligjin e Speciales
  • 08:02KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 08:01Parashikimi i motit: Edhe sot temperatura më të larta