Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 08:08
Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese

Përplasja politike po zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Albin Kurtin se ka kryer atë që e quan “puç kushtetues”, duke paralajmëruar se partia e tij do t’i kontestojë në Kushtetuese jo vetëm veprimet e fundit, por edhe procesin e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Hoxhaj thotë se Kosova ndodhet jashtë një situate normale demokratike dhe se rikthimi i rendit kushtetues, sipas tij, nis vetëm me konstituimin e Kuvendit.

“Së pari, në këtë vend janë të ndara pushtetet. Duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Dhe meqë zoti Kurti në këto  katër javët e fundit ka bërë një puç kushtetues, të cilin puç kushtetues ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese, sapo të fillojë procesi i krijimit të institucioneve. Së dyti, zgjedhja e presidentit është faza e fundit. Prandaj mendoj që çfarë është e rëndësishme është që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Dhe zoti Kurti në këto katër javët e fundit e ka rrënuar sistemin demokratik në Kosovë, e ka shfuqizuar vullnetin politik, e ka suprimuar përfaqësimin politik. Ne nuk jemi më deputetë të Kuvendit të Kosovës, jemi vetëm përfaqësues të popullit, dhe i ka suprimuar, i ka shfuqizuar institucionet e Kosovës. Asnjëherë zgjedhja e presidentit nuk është e ndërlidhur me konstituimin apo moskonstituimin e Kuvendit. Dhe të vetmen mundësi që ai e ka është që, nëse nuk dëshiron që ta bëjë shkeljen e dytë mbas 6-7 shtatorit, do të doja në këtë javë ta konstituon Kuvendin e Kosovës”, tha Hoxhaj për Ekonomia Online.

 Hoxhaj ka thënë se shkelja kushtetuese tashmë ka ndodhur dhe se PDK-ja do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese edhe procesin e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

 “Për ne, puçi i parë kushtetues ka ndodhur dhe kur do që do të zgjidhet presidenti i vendit në këtë vend, ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese edhe konstituimin e Kuvendit, edhe formimin e Qeverisë, edhe presidentin e ardhshëm, se s’mundet të ndodhë që fillimisht mbahen zgjedhjet, tani janë 4-5 javë puç kushtetues dhe pastaj ne mbi puçin kushtetues të zgjedhim dikë president apo kryetar Kuvendi. Ne kemi një situatë politike që për herë të parë kemi përfunduar një proces zgjedhor dhe tash pa pritë mbas e kemi krijimin e institucioneve të reja. Ne kemi pasur tri palë zgjedhje, sepse zoti Kurti s’ka pasur vullnet politik që të bëjë marrëveshje politike, që të ketë dialog politik. Dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk i nënshtrohet Albin Kurtit sot, nesër, asnjëherë”, tha ai.

 Hoxhaj ka deklaruar se Kosova nuk është më në një situatë normale demokratike dhe se është cenuar rendi kushtetues.

“Unë mendoj se çfarë kemi të bëjmë në këtë vend është që ky vend më nuk është demokraci. Republika parlamentare dhe sistemi ynë politik janë shuar. Sistemet politike nuk janë të dhëna, nuk janë të garantuara përherë dhe ne e shohim rivendosjen e demokracisë, rikthimin e rendit kushtetues vetëm kur të konstituohet Kuvendi. Njëherë për njëherë, këtu ka vetëm një rend politik personal të Albin Kurtit dhe nuk ka rend kushtetues të Republikës së Kosovës. Temat e tjera nuk na interesojnë për pa u konstituar Kuvendi, se nuk ka institucion nga i cili buron vullneti i popullit sikurse është Kuvendi i Kosovës. Prandaj ky vullnet i popullit është shkelur”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj është deklaruar edhe për vendimin e Gjykatës lidhur me ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se kjo çështje, sipas tij, tejkalon debatin aktual politik për krijimin e institucioneve.

 “Së pari, mendoj që vendimi i Gjykatës për ta rikthyer një drejtësi, e cila ka qenë një padrejtësi në këto 6 vjetët e fundit se ata njerëz, ata çlirimtarë të UÇK-së dhe themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetit të Kosovës janë marrë peng, është një ngjarje e cila tejkalon debatin që kemi ne se kush mund të jetë president, kush mund të jetë kryetar Kuvendi, kush mund ta formojë qeverinë e ardhshme dhe cili është roli i partive politike. Mendoj që kjo ngjarje ka të bëjë me historinë tonë, me identitetin tonë, me luftën tonë të shenjtë, me të kaluarën tonë, por edhe me të ardhmen tonë. Se unë jam i bindur që vendimi që do ta sjellë Gjykata do të ketë pasoja marramendëse pozitive për vendin në planin e brendshëm dhe në planin e jashtëm. Por do të jetë një vendim të cilin shteti i Kosovës duhet ta përdorë se si do të vazhdojë tutje ta ngrejë shtetësinë e tij”, tha ai.

 Sa i përket mundësisë së rikthimit të Hashim Thaçit në pozitën e presidentit, Hoxhaj ka thënë se vendimi i takon këtij të fundit, ndërsa ka bërë të ditur se deputetët e PDK-së do ta mbështesnin atë.

 “Mandej i takon zotit Thaçi se si do të deklarohet, se si e sheh raportin e tij me pozitën e presidentit. Natyrisht që çdo deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, jo që do ta jepte nënshkrimin, po do të votonte me të dy duart në Kuvendin e Kosovës që zoti Thaçi të jetë president. Por fillimisht ta presim vendimin e Gjykatës”, deklaroi ai.

 Hoxhaj ka thënë se Kosova ka qenë viktimë e gjeopolitikës gjatë gjashtë viteve të fundit.

 “Jemi në fazën e fundit, finale, dhe kemi qenë viktimë e gjeopolitikës në këto 6 vjetët e fundit. Ka qenë një persekutim jo vetëm ndaj ushtrisë çlirimtare të Kosovës, po ndaj shtetit të Kosovës, ndaj të kaluarës tonë, ndaj të ardhmes tonë, dhe mbi këtë vendim ne duhet të marrim qëndrime se si do të duket angazhimi i ardhshëm i zotit Thaçi”, theksoi në fund Hoxhaj.

kushtetueskushtetuesehoxhaj

Të ngjashme

Seanca e neserme, AAK paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese

Seanca e neserme, AAK paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese

20:26
KDI: 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐨𝐡𝐞𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐭𝐞𝐣𝐤𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞

KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat

17:14
Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së do të mbetet njollë në Kushtetuese

Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së do të mbetet njollë në Kushtetuese

21:30
Hoxhaj i ashpër me Kurtin: I thur vargje Kushtetutës së Kaçanikut, por i rrënon çdo ditë themelet e saj në Kosovë

Hoxhaj i ashpër me Kurtin: I thur vargje Kushtetutës së Kaçanikut, por i rrënon çdo ditë themelet e saj në Kosovë

21:04

Më shumë nga Lajme

  • 21:42Senatorja amerikane përshëndet vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar misionit në Gaza: Faleminderit që iu përgjigjët thirrjes
  • 21:42Aleanca bojkoton seancën konstituive, Gjini: Shkelje e Kushtetutës dhe fyerje për deputetët e popullin
  • 21:41Valon Syla: Fotografitë e luftës së UÇK-së, dëshmi e historisë dhe e lirisë së Kosovës
  • 21:39Bujar Haradinaj: Dëshmitë në Speciale u përgatitën në një ‘kuzhinë’ tjetër – besoj se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen
  • 21:38Ndryshojnë rregullat për udhëtim në Tajlandë, ja çfarë duhet të bëjnë kosovarët