Në Kongresin e Vjenës, në Konferencën e mbajtur të përvjetshme, një ndër folësit kryesor ishte edhe Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës.
Enver Hoxhaj, duke qenë edhe anëtar i Bordit të Kongresit të Vjenës, theksoi nevojën urgjente për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Një Evropë nuk mund të ketë të ardhme të plotë pa integruar vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha Hoxhaj gjatë fjalimit të tij.
Ai shtoi se “për 20 vitet e fundit, qasja byrokratike e BE-së ku reformat, standardet dhe kushtëzimet nuk kanë prodhuar pritjet e duhura ka lënë rajonin në një situatë të vështirë, ekonomikisht i integruar, politikisht i përjashtuar dhe në rrafshin e sigurisë i varur nga BE dhe NATO.”
