Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 09:31
Hoxhaj: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, sot para qeverisë ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, për uzurpim të pushtetit dhe përmbysje të rendit kushtetues.

Nga protesta e PDK-së dhe AAK-së para ndërtesës së Qeverisë, Hoxhaj tha se Albin Kurti është “deputet uzurpator”, i cili ka zaptuar zyrën e kryeministrit dhe po merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Qeveria nuk është legjitime. Ky njeri nuk është kryeministër, është një deputet uzurpator. Ka uzurpuar zyrën e kryeministrit”, deklaroi Hoxhaj.

Sipas tij, asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që dikush të qëndrojë për 18 muaj në zyrën e kryeministrit, ndërsa ministrat në zyrat e tyre, duke e shkelur nenin 72 të Kushtetutës.

“Do të bëjmë çdo gjë që këtij uzurpimi t’i japim fund”, theksoi Hoxhaj.

Në përshkrimin e videos së publikuar nga protesta, Hoxhaj përmblodhi situatën me tri akuza të drejtpërdrejta.

“Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues, pushtet me uzurpim.”


hoxhajpërmbysjerendit

Të ngjashme

Enver Hoxhaj nga Prizreni kërkon lirimin e katërshes së UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!

Enver Hoxhaj nga Prizreni kërkon lirimin e katërshes së UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!

22:07
Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë

Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë

08:33

Më shumë nga Lajme

  • 22:10Çitaku shpreson që katërshja e UÇK-së të kthehet e lirë: Verdikti do të ketë pasoja për të ardhmen
  • 21:55Një pjesë e Velanisë mbetet pa ujë të pijshëm
  • 21:42Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh
  • 21:01Paralajmërim i ri për përmbytje në Nepal
  • 20:52Gradohen tre gjeneralë të rinj të FSK-së