Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj: Thaçi dhe të tjerët të kthehen në shtëpi

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 18:35
Hoxhaj: Thaçi dhe të tjerët të kthehen në shtëpi

Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Në emisionin “Info Magazine”, ai tha se beson në drejtësinë ndërkombëtare dhe shpreson për një epilog pozitiv të procesit.

““Ne presim lajme të mëdha dhe pozitive, që z. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, mbi të gjitha, t’u kthehen familjeve të tyre, t’u kthehen bashkëluftëtarëve, por edhe Kosovës, meqë procesi gjatë këtyre 6 viteve të fundit ka qenë i padrejtë dhe i panevojshëm”, tha Hoxhaj.

Ai njëherësh tha se ka pasur shqetësime lidhur me pretendimet e prokurorisë, duke theksuar se, sipas tij, ato kanë tentuar të kriminalizojnë luftën për liri dhe pavarësi.

“I besoj drejtësisë ndërkombëtare. Kemi qenë të shqetësuar dhe të mllefosur me pretendimet e prokurorisë. Unë personalisht nuk kam besuar se mund ta dëgjoj një prokuror siç e dëgjuam në raport me z. Thaçi dhe të tjerët, që e kriminalizonte idenë tonë të lirisë, që me një pretendim mund ta kriminalizonte idenë tonë për liri, jo vetëm të ardhmen, por edhe të kaluarën, që e kriminalizonte idenë e pavarësisë, kur unë e di që liria dhe pavarësia jonë kanë qenë rezultat i luftës sonë të brendshme, po aq sa kanë qenë edhe projekt ndërkombëtar”, tha Hoxhaj.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 21:50Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK’ja
  • 21:38Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në Bernë
  • 21:36“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri tregon si kishte paralajmëruar për bashkëpunimin me deputetët e LDK
  • 21:18Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 80 vjeçarit nga Ferizaj, SHKKSH: Janë përdorur edhe dronë
  • 21:07Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinj të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë