Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Humolli: Oferta e Kurtit për PDK-në dhe LDK-në duhej të vinte menjëherë pas zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 19:19
Humolli: Oferta e Kurtit për PDK-në dhe LDK-në duhej të vinte menjëherë pas zgjedhjeve

Ish deputeti Fatmir Humolli, vlerëson se oferta e Kurtit drejtuar PDK dhe LDK, është dashur të jetë oferta e parë menjëherë pas zgjedhjeve, raporton GazetaBlic.

Humolli në një prononcim për GazetaBlic , tha se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë besimin për të qeverisur vendin në përputhje me ligjet, por ky besim, sipas tij, duhet të reflektohet në një qeverisje gjithëpërfshirëse.

Ai theksoi se qeveria nuk duhet t’i trajtojë votuesit e opozitës si armiq, por si qytetarë me mendime ndryshe.

“Kjo është dashur të jetë oferta e parë menjëherë pas zgjedhjeve, për t’i respektuar qytetarët e Kosovës. Kjo do të ndërtonte një besim në institucionet tona. VV-ja e ka marrë besimin për ta qeverisur vendin në përputhje me ligjet e Kosovës. Qeverisja e suksesshme do të ishte kur krijohet besimi te institucionet e vendit, ndërsa besimi forcohet kur respektohet opozita, përkatësisht votuesit e opozitës. Qeveria nuk duhet t’i shohë votuesit e opozitës si armiq, por si qytetarë që mendojnë ndryshe”, tha ai.

Humolli u shpreh se vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje, në mënyrë që qytetarët të shprehin qartë përmes votës së tyre se kujt i takon e drejta për të qeverisur.

“Për këtë arsye dhe për shkak të injorimit që i është bërë qytetarëve, besoj se është e nevojshme të shkohet edhe një herë në zgjedhje, për ti treguar përmes votës se cili ka të drejtë. Qytetari duhet ti tregojë krerëve politik se nuk kanë të drejtë të luajnë me nervat e tyre”, përfundoi ai

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 08:26Aksident tragjik në Durrës, vdesin 3 të rinj
  • 08:13PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
  • 08:04Banorët pa autobusë: Katër fshatra ndërpresin linjat drejt Prishtinës nga sot
  • 08:03Kosovari kapet me 43 orë të padeklaruara në Kroaci, gjobitet me 6 mijë euro
  • 08:01Sot mbahet rigjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan