Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e testit të maturës, duke vlerësuar se procesi ka humbur besueshmërinë për shkak të publikimit të vazhdueshëm të testit sapo fillon provimi.
Sipas saj, për gjashtë vjet me radhë po përsëritet i njëjti problem, duke bërë që testi të mos e shpërblejë dijen, por të favorizojë kopjimin.
“Fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësuar më shumë, por ata që kanë arritur të kopjojnë më shumë. Kjo është padrejtësi ndaj mijëra nxënësve të vyeshëm që kanë punuar me vite”, ka shkruar Bajrami.
