Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hykmete Bajrami kërkon hetim të tenderëve njëburimorë

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 19:26
Hykmete Bajrami kërkon hetim të tenderëve njëburimorë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me tenderët njëburimorë, duke kërkuar nga Prokuroria Speciale që t’i hetojë këto kontrata.

Bajrami ka deklaruar se rreth 3 mijë kontrata njëburimore nuk janë përjashtim, por, sipas saj, janë kthyer në praktikë qeverisëse.

“Tenderët njëburimorë janë kthyer në praktikë qeverisese, e bashkë me ta edhe korrupsioni!

Kam folur vazhdimisht për tenderët njëburimorë dhe kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që t’i hetojë.Rreth 3 mijë kontrata njëburimore nuk janë përjashtim – kjo është bërë praktikë” shkroi Bajrami.

Ajo ka përmendur edhe rastin e Komunës së Podujevës, e cila, sipas saj, ka kontraktuar peletin për 120 euro më shtrenjtë për ton sesa Komuna e Rahovecit, e cila ka zhvilluar tender të hapur.

“Rasti i fundit, ku Komuna e Podujevës me tender të negociuar ka kontraktuar peletin për 120 euro më shtrenjtë për ton sesa Komuna e Rahovecit me tender të hapur, është vetëm një ilustrim i pasojave nga mungesa e konkurrencës” deklaroi ajo.

Bajrami i ka bërë sërish thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë kontratat njëburimore, arsyet e përdorimit të procedurave të negociuara, çmimet dhe përfituesit e tyre.

“Prapë i bëj thirrje Prokurorisë Speciale që t’i hetojë të gjitha këto kontrata, arsyet e përdorimit të procedurave të negociuara, çmimet dhe përfituesit e tyre” shkroi tutje Bajrami.

bajraminjëburimorëhykmete

Të ngjashme

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

10:49

Më shumë nga Lajme

  • 20:14Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters
  • 20:08“Më mirë mos të kishe folur fare”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbanës pas reagimit për protestat
  • 20:06Hati hap kuletën, gati të financojë protestuesit në Shqipëri
  • 20:05Përshkallëzim dramatik i protesave: Përplasje e vazhdueshme mes policisë dhe protestueve
  • 19:41Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi