Më 12 tetor 2026, rreth orës 19:15, Policia është njoftuar për një incident të ndodhur në një barnatore në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, në Pejë.
Sipas informatave fillestare, rreth orës 19:10, një person i armatosur me thikë kishte hyrë në barnatore me qëllim që të kryej grabitje.
Me të vërejtur se brenda objektit ndodheshin disa persona, i dyshuari, identiteti i të cilit në atë kohë ishte i panjohur, ishte larguar në drejtim të panjohur, pa ndërmarrë veprime të tjera.
Lidhur me këtë Njësitet përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast për veprën penale “Grabitje në tentativë”.




