Familjet e dëshmorëve,invalidët e luftës,veteranët dhe të pagjeturit bën të ditur se sot i kanë dhën lamtumirën e fundit nënës së dëshmorit Murat Lika – Mereme Likes.
“Nëna Mereme nuk dha vetëm një bir për liri – ajo i dha kombit zemrën, shtëpinë dhe tërë familjen e saj. Që nga fillimi i marsit 1998, në kohën kur në fshatin Shtraz të Kaçanikut filluan organizimet e para të celulave të UÇK-së, familja Lika u bë shtyllë e fuqishme e luftës”, thuhet në njoftim
Njoftimi i plotë:
Sot i dham lamtumirën e fundit nënës së dëshmorit Murat Lika – Mereme Likes, një grua e rrallë që jetoi me nder dhe vdiq me lavdinë e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e kombit.
Nëna Mereme nuk dha vetëm një bir për liri – ajo i dha kombit zemrën, shtëpinë dhe tërë familjen e saj. Që nga fillimi i marsit 1998, në kohën kur në fshatin Shtraz të Kaçanikut filluan organizimet e para të celulave të UÇK-së, familja Lika u bë shtyllë e fuqishme e luftës.
Shtëpia e familjes Lika u shndërrua në një bazë të rëndësishme të UÇK-së – vend pritjeje, mobilizimi dhe takimesh strategjike. Gjatë vizitave dhe lëvizjeve në pikat e organizimit në zonën e Shtrazit, në këtë shtëpi kemi mbajtur takime ushtarake bashkë me komandantin Ilaz Ceka, Agim Bajramin, dhe shumë eprorë të tjerë të UÇK-së.
Komandant Ilaz Ceka – Qorri, një nga organizatorët e parë në këtë zonë, kishte përkrahje të fortë nga familja Lika dhe nga i gjithë fshati, i cili ishte i organizuar dhe i mobilizuar në shërbim të luftës çlirimtare.
Në këtë shtëpi, më 17–18 janar 1999, kaloi edhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, z. Azem Syla, i cili u prit me nder, besim dhe siguri.

