Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I mbijetuari i masakrës së Dubravës: Ne s’kemi pas lidhëse të këpucëve e lërë më armë, s’e di ku u bazu Shkëlzen Gashi

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 18:49
I mbijetuari i masakrës së Dubravës: Ne s’kemi pas lidhëse të këpucëve e lërë më armë, s’e di ku u bazu Shkëlzen Gashi

Sadik Zeqiri, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, ka reaguar ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” të organizuar nga Shkëlzen Gashi.

Ai rrëfeu përjetimet në burg dhe tha forcat serbe “i kanë vrarë ku i kanë zënë” dhe nuk e di se ku është bazuar Gashi për pretendimet e tij.

“Ne në Burgun e Dubravës kemi qenë diku 950 shqiptarë të burgosur Aty na kanë sjellë nga të gjitha burgjet dhe pothuajse shumica kemi qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ka pasur edhe të burgosur të tjerë që janë arrestu në vitin ’92 dhe ’93 edhe para lufte, që kanë qenë të dënuar politikë”, ka thënë Zeqiri në Info Magazine të Klan Kosovës.“Gjatë Masakrës, 19-24 mars, që autori e ka ba 19-23 maj, neve të gjithëve na kanë rreshtu ose na kanë gjujtë me na vra aty ku kanë mujtë edhe ku na kanë gjetë, edhe ku na kanë nxanë, ndërsa se ku është bazu Shkëlzen Gashi në atë që thuhet se 48 të burgosur të vrarë kanë qenë të armatosur, unë nuk e di, por unë e di që ne të gjithë kemi qenë të paarmatosur dhe pothuajse të gjithë kemi qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por të burgosur.

Madje, Zeqiri tha se aty nuk kanë pasur lugë alumini e lëre më armë siç pretendohet në përmbajtjen e ekspozitës.“Kur thuhet kanë qenë të burgosur të armatosur, i bie që ne kemi pasë armë dhe jemi ballafaqu me gardianë, me policë edhe me ushtarë serbë, e që i bie që ne kemi qenë në luftë frontale me palën serbe”.

“E ka harru Shkëlqen Gashi dhe ato organizatat joqeveritare që kanë marrë fonde dhe e kanë organizu këtë ekspozitë që në Burgun e Dubravës ne si të burgosur nuk kemi pasur as lugë të aluminit, nuk kemi pasur gati se as lidhëse të këpucëve e lëre më armatim”.

masakra e dubraves

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK
  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?
  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot