Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy personave.
Njëri nga të pandehurit është A.K, zyrtar policor që dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, ndërsa tjetri shtetasi serb, B.c, ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit” dhe “kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
“Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri A.K., me datë 22.12.2025, rreth orës 08:10 min , në Pikën Kufitare në Vërmicë, në cilësinë e zyrtarit policor, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga B.C., me qëllim të përfitimit pasuror për vete. I njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe i veshur me uniformë zyrtare i ka mundësuar B.C., hyrjen në Republikën e Kosovës, ndonëse këtij të fundit, i ishte ndaluar hyrja në Kosovë nga Policia e Kosovës, për mungesë dokumentacioni. Pas marrjes së parave, A.K., e ka kaluar me veturën e tij ilegalisht kufirin bashkë me të pandehurin B.C., dhe e ka dërguar atë në Prizren”, ka njoftuar Prokuroria në Prizren.
