Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I pezulluar pas kallëzimit për përndjekje në Shqipëri, psikiatri kthehet në QKUK

GD
Gazeta Demos26 tetor 2025 në 19:19
I pezulluar pas kallëzimit për përndjekje në Shqipëri, psikiatri kthehet në QKUK

Ende pa u bërë një muaj qëkur u arrestua nga autoritetet shqiptare për përndjekje të një gruaje, Behar Kamberi është rikthyer përsëri në institucionet publike të Kosovës.

Kamberi i cili ushtronte profesionin e Psikiatrit në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, ishte pezulluar nga detyra e tij, deri në përfundimin e procedurave ligjore.

E rikthimin e tij brenda javësh e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, pa asnjë përgjigje rreth hetimeve.

“Po është e vërtet, me vendim të drejtorisë së SHSKUK-së dhe unë nuk po e kuptoj pse duhet bërë ky gjyq publik për një njeri. Faleminderit për interesimin por duhet ta merrni në konsideratë një gjë, secili lajm që e qitni i bën dëm institucionit”, ka deklaruar Faton Kutllovci – Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë.

E një revoltë, e ka shprehur Kolektivi Feminist që konsideron se institucionet po përcjellin mesazh të gabuar.

“Kjo tregon se sa është normalizuar dhuna në institucione publike. Në rastin konkret, të kesh kallëzim të tillë i cili është vepër penale dhe me pas një person që është nën hetime për vepra penale dhe ta mbash për psikiatër në institucion publik paraqet një alarm dhe kjo i sinjalizom gratë e vajzat që çkado që ndodhë, çfarëdo raportimi që mundeni me pas, shteti ka me ia mbajt krahun dhunuesve, ngacmuesve. Kjo është alarmuese. Duhet t’ia japim një shenjë shtetit që sado që mundohet me na shit retorika në baza ditore për sigurinë e grave dhe vjen puna me i ndëshku punëtorët e vet, ata i normalizojnë”, ka deklaruar Liridona Sijarina – “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.

Televizioni ka pyetur edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nëse ka ndonjë rast të hapur mjeku Kamberi por ky institucion nuk dha detaje për këtë pos se një rast tjetër të kaluar, palët e kishin zgjidhur me marrëveshje.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzimin penal të parashtruar nga Policia e Kosovës-Stacioni në Gllogoc me datën 20.10.2020, kundër të dyshuarit B.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ”Kanosja” nga neni 181 dhe Ngacmimi nga neni 182 të KPRK-së”.

Prokurori i shtetit pas pranimit të kallëzimit penal dhe shkresave të lëndës ka vlerësuar se, rasti mund të referohet për ndërmjetësim, me datë 03.12.2020, zyra për ndërmjetësim, ka paraqitur në Prokurori marrëveshjen e ndërmjetësimit të arritur në mes të palëve të përfshira në rast, si dhe palët me vullnetin dhe pajtimin e tyre kanë zgjidhur rastin sipas ligjit për ndërmjetësim.

Televizioni për rastin e mjekut Behar Kamberi ka kërkuar sqarime edhe Drejtoria e SHSKUK-së por ata nuk janë përgjigjur.

qkuk

Të ngjashme

352 pacientë në QKUK brenda 24 orëve – 17 të lënduar në aksidente trafiku, 3 vdekje

352 pacientë në QKUK brenda 24 orëve – 17 të lënduar në aksidente trafiku, 3 vdekje

11:15

Më shumë nga Lajme

  • 17:46Zjarr në fshatin Suç të Klosit, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat
  • 17:37Përplasja për gurthemelin e kishës në Vushtrri – flet pronari i tokës
  • 17:36Ermal Sadiku: ICT-ja dhe inovacioni nuk janë trajtuar si prioritet nga Qeveria
  • 17:32Gruda pas vizitës te Thaçi në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
  • 17:14Policia ndalon një 45-vjeçar në Kaçanik, i konfiskon armën dhe fishekë