Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë një vendim për rastin e njohur të Tom Dodaj, duke ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Gjykata ia ka ulur dënimin Tom Dodajt, i cili akuzohet shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.
Gjykata, pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur nga avokati Agron Kuqi, gjykata e shkallës së dytë ka vendosur të ulë dënimin e Dodaj nga 5 vite burgim në 3 vite burgim dhe një gjobë prej 3 mijë euro, lidhur me veprën penale të importit, eksportit dhe shitjes së armëve të paautorizuara.
