Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ia vranë dhe dogjën babanë para syve”, rrëfimi mes lotësh i së bijës

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 17:19
“Ia vranë dhe dogjën babanë para syve”, rrëfimi mes lotësh i së bijës

Edona Kelmendi ka ndarë një rrëfim të detajuar për masakrën nga serbët, në fshatin Qyshk të Pejës, ku babai i saj, Besim Kelmendi, ishte ndër burrat e ndarë me forcë nga familjet dhe më pas i vrarë.

Në emisionin “Diaspora”, në Klan Kosova, ajo përshkruan momentin kur familjet janë ndarë me dhunë, ku fillimisht i vranë burrat e më pas i dogjën.

“Më kujtohet e kam pasë babin përballë dhe kur është përkul dhe na ka pa… ai shikim i tij nuk më hiqet kurrë,” ka rrëfyer ajo.

Sipas saj, babai nuk kishte pranuar të largohej apo të linte familjen, duke qëndruar me ta deri në momentin e fundit, ku edhe ndodhi fatkeqësia me 14 maj të vitit 1999.

Në rrëfim përmenden edhe momentet e mëvonshme tragjike, përfshirë vrasjet, djegiet dhe vështirësitë në identifikimin e viktimave për shkak të përzierjes së eshtrave gjatë rivarrimeve.

Edona Kelmendi thekson se për shumë vite ka jetuar me pasojat e traumës dhe sot flet hapur për përvojën e saj me qëllim edukativ. “Duhet me folë, duhet me trajtu çka kemi përjetu. Lufta është diçka që na prek përjetë,” ka deklaruar ajo, duke bërë thirrje që historia të mos mohohet apo të përgënjeshtrohet.

Sipas saj, rrëfime të tilla janë të rëndësishme për brezat e rinj, në mënyrë që të kuptojnë realitetin e luftës dhe pasojat e saj njerëzore.

vdekje

Të ngjashme

Ndërpritet ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në ShBA, vetëm pak para realizimit

Ndërpritet ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në ShBA, vetëm pak para realizimit

17:39

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë