Idriz Thaçi, vëllai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan William Walker.
Gjatë takimit, Idriz Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Walker për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën, veçanërisht për rolin e tij historik në zbardhjen e masakrës së Reçakut dhe në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për krimet e kryera gjatë luftës.
