Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKD padit Kuvendin: Ndërprerja e mandatit të Komisionit të Jurisprudencës – arbitrare

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 11:56
IKD padit Kuvendin: Ndërprerja e mandatit të Komisionit të Jurisprudencës – arbitrare

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka dorëzuar padi në Gjykatën Administrative kundër Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar anulimin e vendimit për ndërprerjen para kohe të mandatit të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

kuvendSipas IKD-së, vendimi i Kuvendit është marrë në kundërshtim me ligjin dhe cenon pavarësinë e organeve profesionale në vend.

Padia ka të bëjë me Vendimin Nr.10-V-276/1 të datës 27 prill 2026, përmes të cilit Kuvendi ka ndërprerë mandatin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, ndonëse ky komision, sipas Ligjit Nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës, kishte mandat trevjeçar deri më 15 dhjetor 2026.

Në padi, IKD vlerëson se Kuvendi ka vepruar në mënyrë arbitrare duke shfuqizuar vendimin paraprak për emërimin e komisionit dhe duke zëvendësuar të gjithë përbërjen e tij pa bazë të qartë ligjore, pa procedurë të rregullt dhe pa arsyetim juridik.

Sipas IKD-së, ligji në fuqi i jep Kuvendit kompetencë vetëm për emërimin e anëtarëve të Komisionit, por jo edhe për shkarkimin ose ndërprerjen e mandatit të tyre para kohe.

“Kompetenca për emërim nuk e përfshin automatikisht edhe kompetencën për ndërprerje të mandatit para kohe. Sikur ligjvënësi të kishte synuar t’i jepte Kuvendit këtë të drejtë, do ta kishte përcaktuar shprehimisht në ligj”, thuhet ndër të tjera në padi transmeton Klankosova.tv.

IKD ka theksuar gjithashtu se vendimi i kontestuar nuk përmban asnjë arsyetim lidhur me nevojën për ndërprerjen e mandatit të Komisionit ekzistues, nuk identifikon ndonjë shkelje konkrete nga ana e anëtarëve dhe nuk sqaron bazën ligjore për zëvendësimin e tyre.

Sipas institutit, vendimi bie ndesh edhe me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, pasi mungon arsyetimi juridik dhe faktik, duke cenuar parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe pritshmërive legjitime.

Në padi përmendet edhe rreziku që krijon ky veprim për institucionet e pavarura, pasi mund të krijojë precedent që mandatet e organeve profesionale të ndërpriten në çdo kohë pa kritere të qarta ligjore dhe pa procedura të rregullta.

IKD i është referuar edhe praktikës së Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në rastin KO127/21, ku ishte konstatuar se mandatet e organeve të pavarura nuk mund të ndërpriten në mënyrë kolektive dhe pa arsyetim individual për secilin anëtar.

Sipas IKD-së, Provimi i Jurisprudencës ka rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë në Kosovë, pasi ndikon drejtpërdrejt në vlerësimin profesional të juristëve që synojnë të ushtrojnë funksione kyçe në sistemin gjyqësor dhe juridik të vendit.

Përmes kësaj padie, IKD ka kërkuar nga Gjykata Administrative që ta aprovojë padinë si të bazuar dhe ta anulojë vendimin e Kuvendit si të kundërligjshëm.

IKD

Më shumë nga Lajme

  • 10:54Kurti: Pasditen e sotme takohem me Ulutashin për hapjen e Urës së Ibrit
  • 10:42Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
  • 10:22Tasholli: Nga 16 shtatori duhet të nisin “orët e bardha” për Kosovën
  • 09:59Hamza: “Ora e Pritjes” do të vendoset edhe në qytete të tjera të Kosovës
  • 09:55Kosova dhe Shqipëria të parat që pajisen nga SHBA-ja për misionin në Gazë