Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKShPK: 158 raste me fruth, mbi 95% të pavaksinuar

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 14:58
IKShPK: 158 raste me fruth, mbi 95% të pavaksinuar

Në Kosovë janë konfirmuar 158 raste me fruth që nga 16 prilli deri më 6 shtator 2026, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar shtatë raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët, duke e cilësuar vaksinimin si masën më të rëndësishme për mbrojtjen nga fruthi.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR.

“Vaksinimi kundër fruthit është masa më e rëndësishme dhe e sigurt për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit”, thuhet në njoftimin e institutit.

IKShPK-ja thekson se të dhënat për rastet e konfirmuara tregojnë rëndësinë e vaksinimit në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

“Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi”, thuhet në njoftim.

Krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të imunizimit, në Kosovë është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar, i njohur si “catch-up”. Ky proces u mundëson fëmijëve që, për arsye të ndryshme, kanë shtyrë vaksinimin, që t’i marrin vaksinat e nevojshme.

Sipas IKShPK-së, gjatë këtij viti mbi 2,700 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit “catch-up”.


Instituti ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

“Çdo fëmijë i vaksinuar është një fëmijë më shumë i mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes së përhapjes së sëmundjes”, thekson IKShPK-ja.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kujdesen për vaksinimin e rregullt të fëmijëve dhe, në rastet kur vaksinimi është shtyrë, të shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit “catch-up”.

“Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur!”, është mesazhi përmbyllës i IKShPK-së.

fruthrastepavaksinuar

Të ngjashme

ASK: Rastet me sëmundje malinje dhe beninje u rritën në 2025-tën, u regjistruan 3 mijë e 775 raste të reja

ASK: Rastet me sëmundje malinje dhe beninje u rritën në 2025-tën, u regjistruan 3 mijë e 775 raste të reja

17:39

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Parashikimi i motit për të martën
  • 23:25100 ditë protesta në Shqipëri
  • 23:13A duhet të jetë Abdixhiku kryetar i LDK-së edhe më tutje? Anton Quni përgjigjet
  • 22:58Haziri i reagon Hykmete Bajramit: Garë për kryetar të LDK-së nuk ka
  • 22:58Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiqit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik