Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë temperaturave të larta

GD
Gazeta Demos10 gusht 2025 në 12:41
IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë temperaturave të larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, të cilat po mbizotërojnë në vend.

IKSHPK thekson se nxehtësia e lartë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Prandaj, qytetarët ftohen të ndjekin disa këshilla të thjeshta, por të rëndësishme për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Disa nga këshillat e IKSHPK-së për mbrojtje gjatë vapës:

Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar,

Përdorni syze dielli me mbrojte UV

Vendosni krem mborjtës kundër diellit

Vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë

Qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin nga ora 11:00 deri në 17:00

Mos lini fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara

IKSHPK i bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burime zyrtare dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të ndonjë problemi shëndetësor që lidhet me temperaturat e larta.

Më shumë nga Lajme

  • 07:56Ky është parashikimi i motit për sot
  • 07:32Aleanca u drejtohet mediave, konferencë në hollin e Kuvendit
  • 07:2728 vjet nga vrasja e dëshmorit Cen Dugolli
  • 07:27Në 34 lokacione të reja vendosen kamerat në Prishtinë, së shpejti do të ketë edhe radarë
  • 07:25Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë