Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njofton se monitorimet e fundit të ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03, që shërbehet nga Ujësjellësi i Badocit, tregojnë ulje të dukshme të turbullirës.
Sipas njoftimit, analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit konfirmojnë se të gjithë parametrat, përfshirë bakterologjikët dhe fiziko-kimikët, janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të pijshëm.
